Kosovë
Reagon Bahtiri për vdekjen e 26 vjeçarit: Turp ju qoftë, ju që po shfrytëzoni humbjen e jetës për sulme politike

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e LVV-së, ka reaguar pas rastit tragjik të pasdites së djeshme, ku një 26 vjeçar nga Gjilani humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Derisa po kërkohet zbardhja e këtij rasti, Bahtiri u ka bërë thirrje politikanëve që humbja e jetës të mos shfrytëzohet për sulme politike, duke iu ofruar ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Gjilani, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje disa politikanëve, të cilët humbjen e jetës së një personi po e shfrytëzojnë për sulme politike ndaj Qeverisë? Turp ju qoftë!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu nga Gjilani. Lutem që Allahu ta mëshiroj me xhenet birin e tyre.





















