Connect with us

Lajme

Përleshje me armë në Butel të Shkupit

Publikuar

me

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon se sot pasdite është raportuar se në komunën e Butelit në Shkup ka pasur përleshje me a rmë zjarri.

Sipas MPB-së nuk ka të vr arë ose të plagosur. Personi që ka raportuar rastin në polici ka konfirmuar se ka njohur disa prej sulmuesve që qëlluan kanë gjuajtur nga makinat e tyre.

“Në ora 17:47 O.I. raportoi se në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” pjesën e re pas nënkalimit në anën e djathtë, disa persona në dy makina, njëra e tipit Vw Phaeton ngjyrë gri dhe tjetra Audi A4 ngjyrë e zezë kanë gjuajtur me ar më automatike në drejtim të O.I.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e zonës të cilët siç thuhet kanë raportuar rastin në polici. Ekipet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ku edhe kanë filluar hetimet.

MË TË LEXUARAT