Connect with us

Lajme

S’ka marrëveshje për datën e zgjedhjeve, Sela: Partitë maqedonase me qëndrime të barikaduara në ekstrem (VIDEO)

Publikuar

Sapo ka përfunduar takimi i liderëve politik në Shkup në të cilin pritej të dakorohej data e re e zgjedhjeve, raporton Zyrtare.net

Edhe ky takim i dytë nuk solli një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela pas takimi theksoi se qëndrimet e partive maqedonase janë diametralisht të kundërta.

“Sot kishim takimin e radhës, ashtu siç e paralajmëruam javën e kaluar. Qëndrimet e dy partive politike maqedonase janë të barikaduara në ekstrem. Njëra për në fund të qershorit, tjetra për në fund gushtit dhe fillim të shtatorit. Sot kishim edhe një letër nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, në të cilën thuhet se gjendja me virusin korona po shkon drejt përmirësimit, por rreziku ekziston akoma. Nga KSHZ-ja konstatojnë që KSHZ-ja nuk mund të organizoj zgjedhje në afat prej 22 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Përgjigjja e OSBE-ODIHIR, ata janë të gatshëm që t’i përgjigjen thirrjes në momentin që do të caktojmë datën, por duke respektuar rekomandimet që ndërlidhen me pandeminë”, tha Sela, duke shtuar se derisa kufijtë janë të mbyllura ata nuk kanë ndonjë përgjigje.

Edhe kryetari i Alterantivës, Afrim Gashi njoftoi se pas një diskutimi të gjatë nuk arritën të darkohen për datën e zgjedhjeve.

“Do të vazhdojnë konsultat në forma tjera dhe të merremi vesh për një fate konsensuale që shteti të ketë parlament dhe institucione funksionale, por duke pasur gjithnjë parasysh shëndetin e qytetarëve”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, sipas të cilit nuk kishte përafrim të qëndrimeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

VIJON…