Connect with us

Kosovë

Për vetëm dy ditë, 21 raste me koronavirus në komunën e Ferizajt

Publikuar

Komuna e Ferizajt po vazhdon të prijë me numrin me të madh të rasteve, për dy ditë kjo komune ka regjistruar plot 21 raste me koronavirus, transmeton Gazeta Metro. 

Sipas IKSHPK’së, komuna e Ferizajt vetëm dje ka regjistruar 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), ndërsa sot 5 raste të reja sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj), duke u bërë edhe sot komuna me më se shumti raste në Kosovë.

Kjo komune ka reaguar dje pas paraqitjes së 16 rasteve të reja, ku është bërë apel për respektimin e masave parandaluese.

Përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të kësaj komune, bëhet apel për qytetarët që të respektojnë distancën fizike dhe rregullat e sjelljes për mbrojtjen gjatë pandemisë.

“Bashkëqytetarë, respektoni distancën fizike e rregullat e sjelljes e mbrojtjes gjatë pandemisë. Është e domosdoshme disiplina në zbatim të këtyre masave, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Komuna e Ferizajt njofton se të gjitha rastet e reja janë me kontakt, teksa iu uron shërim pacientëve të prekur me koronavirus.

Ndryshe, Ferizaj ka gjithsej 129 raste me koronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal.

NA NDIQ NË FACEBOOK