Kosovë
‘Për herë të parë na ka ardhë era shtet’ – Me këtë fjali e përmbledhë Haki Abazi 100 ditëshin e Qeverisë Kurti

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet mend për menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë si dhe luftën e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Për herë të parë na ka ardhë era shtet”, ka thënë Abazi, shkruan Periskopi.
“Kosova shembull i mirë në menaxhimin e CVOVID19”, ka thënë Abazi në Frontal përcjell Periskopi.
Ai ka thënë që rasti i 26 vjecarit nga Gjilani nuk duhet të politizohet.
“Të ju them të drejtën është fatkeqësi e keqardhje për atë që ka ndodhur por nuk besoj se duhet të politizohet me gjendjen emocionale e shpirtërore”, tha ai.
“Unë mendoj që ndoshta për t’i ndihmu edhe vet atyre që janë deklaru nga LDK por kryesisht po ndodh një praktikë e gabuar sepse rezultatet janë të dukshme, vetëm 51 ditë iu lejua qeverisë t’i realizojë premtimet e para. Është bënë punë e mirë nga të gjithë ministrat e qeverisë Kurti” tha Abazi./PERISKOPI/




















