Connect with us

Kosovë

PDK mban konferencë për media, Eliza Hoxha u drejtohet qytetarëve

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet nga ora 11:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Është deputetja Eliza Hoxha ajo e cila do t’u drejtohet qytetarëve

Ky subjekt politik konferencë për media mbajti edhe dje.

Në konferencën e djeshme, ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kërkoi dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

Sipas Ismailit, Vitia dhe Sveçla kanë përgjegjësi së paku morale për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK