Kosovë
Suspendohet polici që kërkoi ‘t’i fuste drenicakët në kopsht zoologjik’

Periskopi para pak çastesh ka raportuar për një një pjesëtar të policisë së Kosovës, me emrin Besnik Demiri, i cili ishte bërë viral duke ofenduar Drenicën.
Por, ky postim atij i ka kushtuar me suspendim nga puna.
Kështu ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, ka thënë Hoxha.





















