Connect with us

Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Publikuar

Në fundjavë kryesisht me vranësira. Të shtunën ngrohtë, të dielën me shi, temperaturat në rënie. Javën e ardhshme më freskët, herë-herë me reshje lokale shiu

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, derisa depërtimi i një fronti të ngrohtë në veri të rajonit sjell mot më të ngrohtë por kryesisht me vranësira, vende-vende me mundësi edhe për riga lokale shiu, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të dielën një front i ftohtë do të kalojë mbi vend. Nën këto kushte temperaturat do të pësojnë rënie dhe do të ketë reshje të dobëta shiu.

“Me kalimin e frontit të ftohtë, në fillim të javës së ardhshme, mbi rajon shtrihen fusha më jostabile të ajrit të freskët që vijnë nga verilindja e kontinentit. Do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vranësira, e nga dita e martë kohë pas kohe me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima”, thekson PW.

NA NDIQ NË FACEBOOK