Connect with us

Kosovë

Pamje nga momenti kur UÇK-ja merr nën kontroll bazën serbe në Koshare

Publikuar

Në prill të vitit 1999 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pas një ofensive të madhe arritën të marrin nën kontroll bazën serbe në Koshare.

Beteja e Koshares u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit ‘Shigjeta’, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së UÇK’së.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të 99’së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK’në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Më 9 prill, 120 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thyen kufirin dhe sulmuan batalionin e 53’të kufitar të Brigadës 125 jugosllave, e cila përkrahej nga policia serbe, paramilitarët serbë dhe mercenarët rusë. Luftimet e ashpra zgjatën tërë ditën. Nga UÇK ranë dëshmorë 4 dhe u plagos 1, kurse ushtria serbe la 23 të vrarë.

NA NDIQ NË FACEBOOK