Connect with us

Lajme

Xhamitë do të hapen, Osmani: T’u jepen fund sulmeve ndaj besimtarëve

Publikuar

më

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pas takimit të sotëm me shtabin e krizës në Strugë, ku morën pjesë përfaqësuesi i KOM-it dhe myftiu i myftinisë së Strugës, Salim Sulejmani ka theksuar se duhet t’u jepet fund sulmeve ndaj besimtarëve. 

“Besimtarët nuk janë kriminelë dhe nevoja e tyre për të rikthyer besimin nuk është krim. Mendoj se duhet të ndalojnë sulmet e drejtpërdrejta ndaj bashkësive fetare. Ne përpiqemi të gjejmë mënyrë për t’u rikthyer në një normalitet të ri dhe të kemi mundësinë që besimtarët të përmbushin nevojat dhe angazhimet e tyre fetare. Vendimi për hapjen e xhamive varet nga BFI-ja dhe ai tashmë është marrë dhe sipas komunikimeve të mia ata nuk kanë ndërmend ta tërhiqen atë vendim”, deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK