Connect with us

Kosovë

Osmani përgjigjet rreth humbjes së mandatimit të Etem Arifit si deputet i Kuvendit të Kosovës

Publikuar

Dënimi me një vit e tre muaj burgim efektiv për mashtrim me subvencione ndaj Etem Arifit, deputet nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), ligjërisht ka rezultuar me humbjen e statusit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Dënimi me burgim ndaj Arifit, në janar të këtij viti, u konfirmua nga Gjykata Supreme, duke mbetur kështu në fuqi dënimin prej një viti e tre muaj i shqiptuar nga Gjykata e Apelit.

Vjosa Osmani në konferencë për media tha se Arifi ka marrë mandat në legjislacioin e kaluar dhe tani Kuvendi nuk ka hapërisë që të marrë vendime.

‘’Më 20 gusht 2018 ka marrë plotfuqishmërine e vet pra në legjislaturën paraprake dhe jo në këtë legjislaturë. Pra Kuvendi nuk ka hapësirë për veprim por gabimi ka qenë nga KQZ i cili ka kritere të sakta brenda së cilës duhet ta mandatojë deputetin’’, tha Osmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK