Connect with us

Kosovë

Osmani duke i reaguar Mustafës zbulon se ndasitë në LDK nisën qysh në ditët e para të Qeverisë Kurti

Publikuar

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të saj të partisë, Isa Mustafës se nuk kishte njohuri që dikush nga LDK i kishte shkruar administratës amerikane dhe EPP-së për t’i thënë se Osmani nuk përfaqësonte qëndrimin e LDK-së.

Osmani këto pretendime i bëri në një intervistë në T7 derisa akuzonte bashkëpartiakët edhe për ofendime.

Por, Mustafa tha se nuk kishte njohuri për një gjë të tillë, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, sipas Osmanit kjo deklaratë e dhënë nga kryetari i LDK-së nuk është e saktë.

“Kryetarin Mustafa e kam informuar me datën 27 shkurt lidhur me dezinformatat që një zyrtar i lartë i LDK-së (anëtar i kryesisë) i ka bërë ndaj meje drejtuar niveleve më të larta të administratës amerikane. Pra është i informuar se për kë është fjala dhe ja kam dërguar dëshmitë për një gjë të tillë”, ka thënë Osmani.

Duke qenë se data e dhënë nga kryetarja e Kuvendit është fundi i shkurtit, kjo nënkupton në mënyrë të qartë se ndasitë në LDK kishin filluar më shumë se një muaj para rrëzimit të Qeverisë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK