Connect with us

Lajme

Organizohet akademia verore “Arbën Xhaferi” me karakter mbarëkombëtarë

Publikuar

Në qytetin e Gostivarit, do të organizohet akademia verore ” Arbën Xhaferi ” e cila do të ju dedikohet të rinjëve të moshës 18-22 vjeç nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Lugina.

Enis Miftari – Drejtor ekzekutiv i akademisë shprehet që kjo akademi ka për qëllim që të nxisë dhe të arsimojë të rinjtë rreth filozofisë politike.

” Ne synojmë që me anë të kësaj akademie mbarëkombëtare do të fuqizojmë mendimin dhe pjesëmarrjen politike të të rinjëve e cila në vete ngërthen tërësinë dhe jo pjesëzat. Pra, në 5 ditë ata do të trajohen në shumë tema të cilat bazë në gjenerimin dhe implementimin e politikave, poashtu do të ndikojë që kjo akademi të ngrit vetëdijen kombëtare”.

Në thirrje poashtu potencohet që akademia realizohet me mbështetje të plotë financiare nga Komuna e Gostivarit.
Për të gjithë ata që duan të aplikojnë, mund të kryejnë procesin e aplikimit nëpërmjet linkut.

https://forms.gle/Nc35Qsfa1CabF74m7 

NA NDIQ NË FACEBOOK