Connect with us

Uncategorized

OBSH paralajmëron Evropën: S’është koha për të festuar por për tu përgatitur për një valë të dytë të koronavirusit

Publikuar

më

Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të Covid-19 sepse pandemia nuk ka mbaruar, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë.

Në një intervistë për The Telegraph, Dr. Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, dha një paralajmërim të ashpër për vendet që filluan të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, jo për të festuar”.

Dr. Kluge theksoi se, pasi numri i rasteve të Covid-19 në vende të tilla si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kishte filluar të binte, nuk do të thoshte se pandemia ishte në përfundim.

Epiqendra e shpërthimit evropian tani është në lindje, me numrin e rasteve në rritje në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan, paralajmëroi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK