Connect with us

Sport

Nuk përjashtohet mundësia që Serie A të përfundohet me ‘Play Off’

Publikuar

Kampionati italian është në mesin e kampionateve të pezulluar nga COVID-19. Ditëve të fundit ka pasur shumë bisedime për rikthimin e tij mes institucioneve të caktuara.

Është vendosur që nga 18 maji klubet të kthehen në stërvitje të plota, ndërsa nga 13 qershori, të vazhdojë sezoni futbollistik.

Por, në marrëveshjen e arritur mes federatës dhe komitetit shkencor, në protokoll thuhet se nëse një lojtar del pozitiv pas 18 majit, i gjithë klubi duhet të izolohet për 14 ditë, diçka që e bën të pamundur vazhdimin e sezonit.

Kjo mund të bëjë që të vazhdohet me idenë që përmes Play Off të vendoset sezoni në Serie a, për pjesën e titullit dhe për pjesën e skuadrave që do bien nga liga.

“Ideja nuk është hedhur poshtë. Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo rezultat të mundshëm. Tani ekziston që Serie A të rifillojë më 13 qershor me një orar të ngjeshur”, ka deklaruar Gravina, kur është pyetur për mundësinë e Play Off, përcjell lajmi.net.

“Sidoqoftë, ne duhet të jemi të gatshëm për gjithçka, kjo është arsyeja pse ne shohim aranzhime të ndryshme siç është edhe Play Off”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK