Connect with us

Kosovë

Nuk dihet se nga u infektua me koronavirus pacienti nga Ferizaj

Publikuar

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi për Periskopin ka konfirmuar se ende nuk dihet burimi i infeksionit të personit nga Prelezi i Jerlive i cili doli pozitivë me koronavirus.

Ademi ka thënë se kontaktet e personit në fjalë janë marrë dhe se janë 11 persona të cilëve pritet që të testohen nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

“Ende nuk dihet burimi i infeksionit për personin e infektuar dje. Kontaktet e personit në fjalë i kemi marrë dhe deri tani kemi 11 kontakte dhe sot u bëhen mostrat këtyre personave”, ka thënë ai për Periskopin

Tutje Ademi ka thënë se deri më tani në Ferizaj janë vetëm pesë raste aktive.

“Momentalisht janë ende edhe 5 raste aktive me COVID-19.”, ka thënë Ademi.

Me rastin që u bë i ditur mbrëmë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Ferizaj shkon në 101.

Kujtojmë që Ferizaj është komuna më e prekur nga koronavirusi. SH.B/Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK