Kosovë
Njofton Presidenca: Presidenti Thaçi nesër shkon në burg të Dubravës

Me anë të një njoftimi për media, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka njoftuar për agjendën e presidentit Thaçi për ditën e nesërme, 25 maj 2020.
“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh nesër viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut.”, thuhet në njoftim.
Vizita e tij sipas këtij njoftimi thuhet se do të bëhet në orën 10:30.

















