Connect with us

Sport

Një vit i papunë, mes pushimeve – Allegri synon rikthimin, në tavolinë ka dy skuadra

Publikuar

Nesër, më 26 maj të vitit 2020, do të bëhet saktësisht një vit që nga hera e fundit kur Maxi Allegri ishte në stolin e Juventus.

Ai ishte në ‘Marassi’, në ndeshjen kundër Sampdoria, të cilën Juventus e fitonte 2:0, ndeshje kjo e parëndësishme në fundin e sezonit.

Që atëherë, trajneri italian ka shijuar jetën pranë familjes, duke bërë pushime, si dhe duke u marrë me garat me kuaj, të cilat i ka në qejf.

Megjithatë, me merkaton e verës që po afron, pritet që Allegri të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër, dhe deri më tani dy skuadra janë të interesuara për të, transmeton lajmi.net.

Italiani mund të marrë drejtimin e skuadrës së Paris Saint Germain, me të cilën është lidhur edhe kohë më parë.

Megjithatë, më herët gjatë këtij muaji, në Francë raportonin se drejtuesit e PSG i kanë dhënë besimin Thomas Tuchel për të vazhduar, dhe shkarkimi i gjermanit i kushton shumë parisienëve.

Në tavolinën e Allegri pritet të jetë edhe mundësia e quajtur Newcastle United. Skuadra angleze pritet të blihet nga princi arab dhe të bëhet forcë ekonomike në futbollin evropian.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Maxi Allegri, për rikthimin e tij në botën e futbollit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK