Connect with us

Kosovë

Një tjetër deputet i VV’së i kapet Edi Ramës: Nuk po e besoj çfarë tha, çmenduri

Publikuar

Deputeti i VV’së, Liburn Aliu, ka thënë se nuk po e beson idenë e Kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e teatrit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, ai e ka quajtur idenë e tij menduri shkatërrimtare.

“Me aq sa degjova, ai tha se në vendin ku u rrënua teatri i vjetër do të ndërtohet teatri i ri modern ndërsa në një vend tjetër do ndërtojnë teatrin kopje sipas projektit të teatrit të vjetër. Kjo për mua është kulmi i kësaj çmendurie shkatërrimtare.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Aliut:

Sapo degjova fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në kuvend dhe nuk po arrij të besoj atë që tha në fund të fjalimit të tij.

Me aq sa degjova, ai tha se në vendin ku u rrënua teatri i vjetër do të ndërtohet teatri i ri modern ndërsa në një vend tjetër do ndërtojnë teatrin kopje sipas projektit të teatrit të vjetër.
Kjo për mua është kulmi i kësaj çmendurie shkatërrimtare.

Që në fillim, të thuash se do ta ndertojmë teatrin sipas të të njejtit projekt në një vend tjeter e pranon vlerën e teatrit të vjetër. Ky tanimë është nje hap prapa i Ramës.

Një ndertese arkitektonike i rritet vlera me kohën dhe vendin, pasi lidhet me kujtesën e komunitetit dhe shndërrohet në objekt identitar pavarësisht se mund të mos plotësojë më kërkesat për destinimin që ka. Teatri i vjetër është më shumë monument se sa teatër dhe për të plotesuar nevojat e sotme për teatër nuk ka kuptim të rindertohet i vjetri diku tjetër. Atje ku do rindërtohej, teatri i vjetër, më as nuk do ta kishte as vlerën e mëparshme dhe as nuk do të ishte i dobishem pasi nuk do plotesonte kërkesat. Kopja e teatrit të vjetër në një vend tjetër do të ishte nje kiç qesharak. Ajo eventualisht do të mund të bëhej në ndonjë kopësht të stilit Disneyland. Tirana sigurisht ka nevojë edhe për teatër të ri por njëkohësisht ka nevojë edhe për objektin identitar të saj. Prandaj ajo që do duhej bërë është saktësisht e kundërta e asaj që Rama tha sot.

Tani pas rrënimit ndërtesa e vjetër do të duhej rindërtuar ashtu siq ishte, ndërsa një teatër i ri në një vend tjeter. Teatri i ri do të mund të mund të ndërtohej aty ku Rama po e mendoka ndërtimin e kopjes së teatrit të vjetër.

NA NDIQ NË FACEBOOK