Connect with us

Kosovë

Një rast me koronavirus në Obiliq, Gashi thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat

Publikuar

Pas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, se të shtunën (09 maj, 2020) në Obiliq ka rezultuar një rast pozitiv me Covid-19, kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat për parandalimin e pandemisë.

Gashi ka theksuar se ekipet e QKMF-së po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas informatave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë.

Ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.

Nuk ka nevojë për panik, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkundër motit të mirë , evitoni daljet e shpeshta në mënyrë që të tejkalojmë këtë sfidë!

Kujdes po, panik jo!

NA NDIQ NË FACEBOOK