Connect with us

Kosovë

Një grumbull i njerëzve pinë kafe brenda një lokali në Skenderaj, në prani të Policisë

Publikuar

më

Një kafene në Skenderaj po punon pa pikë problemi në këtë kohë pandemie, pikërisht në kohën kur është e ndaluar qëndrimi i njerëzve në grumbull dhe në distancë të vogël nga njëri-tjetri.

Nga dita e hënë, 18 maj 2020, në Kosovë ka hyrë Faza e dytë e lirimit të masave. Nga kjo ditë u rihapen bizneset e gastronomisë të cilave nuk u lejohen që të shërbejnë kafe apo ushqim brenda lokalit.

Për këto biznese ka nisur aplikimi ‘merre me vete’ apo i njohur si ‘take away’.

Ndërkaq në Skenderaj duket se qytetarët nuk janë duk e respektuar këtë rregull dhe kafen po e pinë pikërisht në vendin ku po e blejnë.

Një i ri nga Skenderaj me iniciale E.R ka publikuar në InstaStory dy video të shkurta, ku brenda një lokali shihen një numër i madh njerëzish duke pirë kafe dhe duke mos pasur fare distancë në mes vete. Përveç kësaj, aty shihen edhe policia që duket se nuk kanë marrë ndonjë masë dhe se klientët kanë vazhduar duke pirë kafe lirshëm.

Më poshtë keni pamjet nga vendi i ngjarjes, të cilat i ka postuar ky person nga Skenderaj.

Kujtojmë se nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

NA NDIQ NË FACEBOOK