Connect with us

Kosovë

Ngjarjet e sotme: Shqyrtohen dy kërkesa në Komisionin për Legjislacion, njëra e Vjosa Osmanit, tjetra e Behgjet Pacollit

Publikuar

Nga tri ngjarjet e paralajmëruara për sot, më 12 maj, janë edhe shqyrtimi i kërkesës së Vjosa Osmanit për mandatin e deputetit Etem Arifi si dhe shyqrtimi i kërkesës së Behgjet Pacolli lidhur me ‘interpretimin e detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese’.

Dy ngjarje të tjera, kanë të bëjnë me pandeminë, e para diskutimi i situatës së COVID 19 në Kosovë si dhe një mbledhje e Komisionit për Shëndetësi me udhëheqës të institucioneve shëndetësore.

Ja ngjarjet në vijim, përcjell Periskopi.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani për mandatin e deputetit Etem Arifi dhe shqyrtimin e kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese. (Kuvendi i Ksoovës, N-303, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, drejtorin e IKSHP-së Naser Ramadani, menaxherin e Qendrës së Karantinës Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendrës Operative Pashk Buzhala. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 13:00)