Kosovë
Nëse mund ta lexoni deri në fund postimin e deputetit të VV-së, është shenjë se ju nuk dorëzoheni lehtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Koka, që është edhe fizicient me profesion, shquhet për gabimet e rënda drejtshkrimore në gjuhën amtare.
Por në një shkrim të publikuar së fundmi në Facebook, Koka është përkujdesur që të t’u ik gabimeve të tilla drejtshkrimore, por se është thelluar në ato në përmbajtje.
Ai është munduar që të ndërlidhë situatën me pandeminë e koronavirusit me Presidentin Thaçi si dhe duke lavdëruar punën e Qeverisë Kurti, duke përdorur edhe terme të fizikës si ‘aksi, graviteti, poli i madh e poli i vogël’.
Megjithatë, nuk është e kollajt që t’i shkohet deri në fund leximit të statusit të deputeti të Kuvendit. Nevojitet durim dhe vëmendje e lartë për ta kuptuar.
Ky është postimi i tij i plotë:
DRITË E RE E LVV
Një dritë e re po shkëlqen në qiellin e Kosovës, në këto ditë kur Corona Virusi dhe një lëndë e errët ka grupuar ansamblin orkestral të moszhvillimit dhe të ngecjes 20-vjeçare famëkeqe.
Një shkëndijë e re është duke u ndezur, përkundër boshtit të errësirës të formuar nga tandemi, “mjeshtri” I politikes 40-vjeçare të dyshimtë -gllaberuese dhe atij që humbi rrugën e lirisë duke u zhytur në egoizëm, duke gllabëruar, por dhe duke humbur dashurinë e tij për integritetin e atdheut.
Ky bosht i errësirës, fuqishëm ka gravituar rreth tij 82% të votave, “shumicë” me një tendencë të re për t’u zhytur në errësirën e gëlltitjes, famëkeqe 20-vjeçare, të stagnacionit dhe degradimit, varfërisë mendore dhe materiale. Është kjo errësirë e mjegullirës dhe pa perspektivës, e vazhdimit të pashpresës të popullit të pafajshëm dhe liridashës të Kosovës.
Aksi dhe graviteti në fjalë, grupoi dhe polarizoi, duke formuar masën e madhe të errësirës së mjegullës së njohur 20-vjeçare , një pol dhe pakicën dritësore të VV dhe elementeve të ndriçuara në polin tjetër.
Por kjo thjeshtoi dilemën e njerëzve të mjegulluar për 20 vjet nga multi polet politike dhe perpelitjet nga zhytja në degradimin material dhe mendor.
Tani ai mund të zgjedhë polin e errësirës, ose atë më të vogël, të nëpërkëmbur dhe të nënçmuar nga fuqia e errësirës, qe vershen TV kanalet, mjetet informative, opinionistë e “mendimtarë” lakmitar gjithandej.
Po, poli i madh dhe i fuqishëm i errët dhe poli i vogël LVV u ndanë. Logjika e shëndoshë, nxjerr fitoren e kulluet: kandari bie drejt peshës së madhe. Duhet të mbizotërojë errësira. . Ajo duhet të dominoi.
Është normale të dominosh me institucione të kapura masivisht, ato shtetërore, ligjore dhe kushtetuese. Kjo logjikë e shëndoshë përjashton çdo pritje ndryshe.
Por jo, në këtë llogari diçka me rëndësi thelbësore harrohet këtu: Se poli i errësirës me fuqinë e tij tkurret brenda vetëvedit. Ligji i universal I implodimit e zvogëlon atë.
Nga ana tjetër, poli i dritës ka ligje të tjera. Ai përhapet. Drita përhapet në mënyrë koherente ekspanduese, duke kapur mendje dhe zemra, jo 82% brenda mureve të Kuvendit,jo në mendjet e opinionistëve lakmitarë të panumërt në të gjitha TV emisionet, të rrejteve ugurzerza sociale informative të lakmitareve, por kaplon mendjet e të papuneve, mendjet hallexhinjëve, të shumicës gjithëandej. Mendjet e njerëzëve logjikë , të atyre qe duan zhvillim.
Drita në fjalë do të fillojë nga shkëndia re që do të përhapet me forcë në mendjet dhe zemrat e atdhetarëve dhe atyre që e duan Kosovën, e cila nuk është e amputuar dhe e cunguar, Kosovën të pa kancer administrativ të natyrës “Zajednice”.
Nga ata që e duan Kosovën, e ëndrrës së Heroit Adem Jashari dhe heronjve-vëllezërve Haradinaj, të Hasan Prishtinës, Isa Buletinit.
Shkëndija që po ndez, drita që po shpërhapet fuqishëm, po kaplon zemrat e shumicës dërmuese të qytetarëve.
Jo më tym e as zjarr, e as ujë apo vezë të hudhura. Këto nuk I ka më VV, nuk ka nevojë më për këto . Tymin dhe zjarrin cdo individ I saj e ka në zemër, për shkak të avazit 20 vjecar gllaberues dhe këthetrave shtetrore, informative dhe institucionale të errrësirës. Nga ky tym e zjarr I brendshëm tani shpërthen jasht vetem drite e pastër, fjala fisnike, pa sharje, fjala e dashurisë dhe ardhemrise fatlume. . Dritë koherente, shëndritëse, shpresëdhënëse dhe avenirit fatlum , të cilen e meriton ky populli I shumvuajtur.
Le të thonë cfarë të duan “mendimtarët” e panumërt, opinionistët, interpretët ligjorë dhe të kushtetutaruar, të gjithë ata që kanë litarin e interesit rreth qafës. Mendja shkencore, duart e pastra që gjenerojnë dritë shpërhapse do të triumfojnë një herë e përgjithmonë.
Do të triumfojnë urtësia, bujaria, zemërgjerësia, interesi i pastër kombëtar, mendjet e shkolluara, jehona e zërit të popullit.

















