Connect with us

Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e pushtetit në Afganistan

Publikuar

më

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe rivali i tij kryesor, i cili ia kishte vënë në pikëpyetje fitoren në zgjedhjet presidenciale, Abdullah Abdullah, kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e pushtetit për t’i dhënë fund krizës politike që nisi vitin e kaluar.

“Marrëveshja politike mes presidentit Ghani dhe Dr. Abdullah Abdullah sapo është nënshkruar”, shkroi në Tëitter zëdhënësi Sediq Sediqqi.

Ai shtoi se Abdullah-u do ta udhëheqë Këshillin për Bisedime të Paqes dhe anëtarët e ekipit të tij do të përfshihen në kabinetin qeveritar, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Abdullah Abdullah kishte marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të shtatorit të vitit të kaluar, por nuk e kishte pranuar rezultatin zyrtar, që e nxirrte fitues presidentin e tanishëm Ashraf Ghani. Ai madje e shpalli një qeveri paralele në fillim të këtij viti, duke e rrezikuar administratën e Ghani-t.

Kriza politike në Afganistan vazhdoi edhe në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin dhe kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për arritjen e paqes me talibanët.

NA NDIQ NË FACEBOOK