Connect with us

Kosovë

Në Prishtinë nuk i respektojnë thirrjet e IKSHPK-së, dalin dhe shëtisin natën

Publikuar

Edhe tri raste me koronavirus janë  konfirmuar sonte në Prishtinë.

Megjithë këtë, në kryeqytet as në orët e natës nuk po ndalen shëtitjet e panevojshme të njerëzve, shkruan lajmi.net.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar në redaksinë tonë një fotografi e cila është realizuar afër Fakultetit Teknik para pak minutash, e ku shihen grumbuj të mëdhenj njerëzish që kanë dalur për të ecur.

Kjo natyrisht se është kundër rekomandimeve të lëshuar nga institucionet përkatëse shëndetësore, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje që të shmangen daljet e panevojshme.

Teksa aty nuk janë parë Policia e Kosovës e cila është përgjegjëse për menaxhimin në terren të kësaj situate.

NA NDIQ NË FACEBOOK