Sport
Ndahet nga jeta futbollisti 21 vjeçar, ish anëtar i Romës

Ish lojtari i Romës, Joseph Bouasse, është ndarë nga jeta në moshën 21 vjeçare, pas një sulmi në zemër, transmeton lajmi.net. Ngjarja e hidhur ka ndodhur mbrëmë.

Bouasse nuk ka pasur ndonjë paraqitje me skuadrën e parë të Romës, por ka luajtur me gjeneratat e reja.
Ai ka bërë disa stërvitje me skuadrën e parë, kur është stërvitur me emra si Francesco Totti e Daniele De Rossi.
Lojtari së fundmi ishte bashkuar me U Cluj në kampionatin rumun të futbollit. Ai ishte me prejardhje nga Kameruni. /Lajmi.net/






















