Connect with us

Sport

NBA me plan ndryshe, liga nuk ndalet nëse ka një rast pozitiv

Publikuar

Pronarët dhe drejtuesit në video-konferencë u inkurajuan në lidhje me përparimin e ligës drejt minimizimit të rrezikut shëndetësor pas një kthimi dhe bisedave pozitive të zyrës së ligës me Shoqatën Kombëtare të Lojtarëve të Basketbollit për dëshirën e lojtarëve për të rifilluar përfundimisht sezonin..

Diskutimet u përqëndruan në shqetësimet e shëndetit dhe sigurisë, duke përfshirë qëllimin për t’i bërë zyrtarët e ekipit dhe lojtarët të qetë me idenë se një provë pozitive për koronavirus pas një kthimi nuk do të ndalonte kampionatin.

Komisioneri i NBA, Silver u tha atyre që ishin në thirrje se nëse një test pozitiv do të “na mbyllte, ne ndoshta nuk duhet të nisim fare këtë rrugë”.

Mbetet pyetja: Sa teste pozitive do të ishin mjaftueshëm për ta ndaluar ligën? Kjo është ndër pyetjet me të cilat NBA, NBPA dhe ekspertët mjekësorë duhet të pajtohen në javët e ardhshme para se ligat dhe Unioni të mund të japin dritën e gjelbërt drejt rifillimit.

Pasi NBA zyrtarizon rikthimin në parket, liga u tregoi skuadrave se plani do të ishte që të standardizohej testimi i koronavirusit midis 30 skuadrave, thanë burimet e ESPN, përcjell lajmi.net. Tani për tani, NBA po lejon skuadrat të përdorin një larmi provash.

Sa i përket formatit në një rikthim për të luajtur, akoma nuk ka vendim për llojin e formës. Liga nuk ka funksionuar përmes detajeve nëse të 30 skuadrat do të ktheheshin apo nëse takimet në sezonin e rregullt do të luheshin ose nëse mbase do të kishte një turne play-in për t’u dhënë disa ekipeve një shans për t’u renditur brenda tetë të parëve në dy Konferencat. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK