Kosovë
Naser Rugova akuzon dikë në LDK se po flirton me parti të tjera

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, sot ka kritikuar disa figura brenda partisë, duke thënë se po bashkëpunojnë me parti të tjera.
Rugova thotë se këto veprime janë të padinjitetshme.
“Të deklarohesh se je në LDK dhe të bashkërendosh veprimet me njerëz jashtë LDK-së apo të flirtosh me eksponentë të partive rivale nuk është e dinjitetshme. Koketimet e tilla të dëmshme duhet të ndalojnë. Kjo vlen për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Rugova në profilin e tij.
Edhepse nuk ka përmendur emra, mund të aludohet se këto akuza Rugova mund ti ketë drejtuar Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit të cilët publikisht kanå dalë kundër vendimeve të partisë. osmani e Avdyli nuk kanë përkrahur as mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti./Periskopi/





















