Connect with us

Sport

Napoli ultimatum për Mertens: Një javë kohë për të nënshkruar

Publikuar

Ylli belg i Napolit, Mertens, vazhdon të jetë lojtari që merr vëmendjen më të madhe në skuadrën e tij, para merkatos së verës.

Emri i Mertens po lidhet me shumë skuadra, e së fundmi më së shumti me Inter. Por, ai do të ketë edhe një mundësi të fundit me Napolin.

Presidenti i skuadrës, Aurelio De Laurentiis i ka dhënë ultimatum lojtarit që brenda një jave të nënshkruajë ose të largohet, bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e Mertens me Napoli skadon më 30 qershor të këtij viti.

Lojtari po shqyrton mundësitë për skuadrën e re qysh nga merkatoja e janarit. Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK