Connect with us

Lajme

Namazi i Bajramit, imami Bedri Lika: Janë marrë të gjitha masat nëpër xhamitë

Publikuar

me

Xhamitë po bëjnë përgaditjet për faljen e namazit të bajramit. Hoxha Bedri Lika sqaron se janë marrur të gjitha masat mbrojtëse, kurse pret respektim të masave edhe nga besimtarët.

“Nesër do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit, nuk do të falet namazi i sabahut. Kështu që do të jetë maksimalisht shkurt, falja e namazit të Fitër Bajramit. Mesazhi ynë si hoxhallar për xhmatin dhe për populli tonë është që nesër të jemi sa më të kujdesshlëm, ti respektojmë rregullat maksimalisht, të mos i tejkalojmë normat që veçmë janë marrë në vendin tonë dhe në xhamitë tona dhe shpresoj që të kalojmë një ditë sa më të mrekullueshme në ditën e Fitër Bajramit”, u shpreh hoxha Bedri Lika për TVM2.

Hoxha Lika apeloi besimtarët që të marrin maska mbrojtëse dhe pas faljes së namazit të Bajramit mos të përshëndeten njëri me tjetrin.

MË TË LEXUARAT