Kosovë
Mustafa: VV’ja në Prishtinë nuk kanë bërë asgjë për një vit vetëm kanë mbledhur material për mua

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kur kishte shkuar të drejtojë Komunën e Prishtinës për një vit nuk kishe punuar asgje dhe vetëm kishte grumbulluar materiale për të.
Mustafa ka folur të martën në “Debat” te RTK.
“Kur Vetëvendosje ka shkuar në Komunën e Prishtinës ata nuk kanë bërë asgjë për një vit vetëm kanë mledhur material dhe i kanë bërë shtatëdhjetë e dy dosje për mua. pavarësisht se nuk ka ndodhur asgjë, ajo mua më ka dëmtuar politikisht, sepse njërëzit thonin se e keni zgjedhur kryeministër njeriun me shtatëdhjetë e dy dosje”, ka thënë ai.





















