Connect with us

Kosovë

Mustafa Nano: Godina e Teatrit Kombëtar një shëmtirë në qendër të Tiranës

Publikuar

më

Shembja e Teatrit Kombëtar është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel. I ftuar në Open në Top Channel, analisti  Mustafa Nano tha se teatri nuk përbënte një vlerë dhe sipas tij ishte një shëmtirë në qendër të Tiranës.

A duhej shembur Teatri Kombëtar?- e pyeti Eni Vasili.

Unë jam shprehur pro shembjes. Për mua nuk ka vlera, për mua është një shëmtirë në qendrën e kryeqytetit. Për mua godita e teatrit e prishte lidhjen me ministritë. Ka arkitektë që kanë shikuar vlera arkitekturore. Unë me arkitektë nuk hy në debat, sepse nuk jam i fushës.

Por si analist për mua godina e Teatrit Kombëtar është një godinë 75 vjeçare pa ndonjë vlerë’- tha Nano.

NA NDIQ NË FACEBOOK