Connect with us

Kosovë

Mustafa kërkon hetime për vdekjen tragjike të të riut nga Gjilani

Publikuar

Me rastin e vdekjes tragjike të një 26-vjeçari sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes të të ndjerit.

“Jam trishtuar nga vdekja tragjike e të riut 26-vjeçar nga Gjilani. Lajmi për humbjen e tij na tronditi të gjithëve. Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të LDK-së t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të gjithë familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Mustafa.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u ka bërë thirrje po ashtu institucioneve përkatëse që të punojnë në drejtim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që çuan drejt kësaj vdekje tragjike që ka tronditur qytetarët e vendit.

Ndryshe, 26-vjeçari nga Gjilani, i ardhur dje nga Gjermania në Kosovë, ka kërkuar që të mos vendosej në karantinë për shkak të problemeve shëndetësore, por që kërkesa e tij u refuzua. Ai ka kërcyer nga kati i pestë në konviktet e Qendrës së Studentëve, e cila shërben si karantinë për personat e dyshuar me COVID-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK