Connect with us

Kosovë

Mustafa: Dekretimi i Presidentit është kushtetues, do ta respektojmë vendimin e Gjykatës

Publikuar

Kryetari i LDK-së Isa Muatafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, ka thënë se janë të gatshëm që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të cilin u raportua në media se ka pezulluar vendimin për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Megjithatë Mustafa ka thënë se nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se të gjitha arsyet e VV-së që janë parashtruar në kërkesë janë paragjykime.

“Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse konsiderohet që të gjitha arsyet që janë dhënë në kërkesën e VV-së janë paragjykime dhe të pabazuara”, ka thënë ai./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK