Connect with us

Sport

Muriqi mund të transferohet te WBA

Publikuar

Emri i sulmuesit të Kosovës vazhdon të lidhet me shumë skuadra evropiane, pas sezonit të paharruar në fanellën e gjigantit turk.

Skuadra nga Premierliga, Serie A dhe Bundesliga kanë vënë syrin te 26 vjeçari.

Megjithatë mediat angleze janë të sigurta se Muriqi do të zgjedh transferimin te West Bromwich Albion, skuadër që është pranë rikthimit në Premierligë

Ekipi i udhëhequr nga trajneri kroat Slaven Bilic e ka bërë objektivin kryesor Muriqin, teksa është gati të shpenzojë 23 milionë euro për transferimin e tij.

Daily Star ka raportuar se Muriqit i pëlqen ideja të punojë me trajnerin kroat dhe se ka pasur tanimë bisedime mes të dyve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK