Sport
Mourinho jep ‘dritën e gjelbër’ për transferimin e Muriqit

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, tashmë ka aprovuar transferimin e sulmuesit të Kosovës.
Sipas ‘Todofichajes’, Mourinho po kërkon transferimin e një sulmuesi, pasi mundësitë për të humbur Harry Kane janë shumë të mëdha, përcjell lajmi.net.
Në rast largimi të Harry Kane, do të jetë Vedat Muriqi që do të zëvendësojë atë.
Tottenham është raportuar se tashmë i ka ofruar rreth 5 milionë euro për Muriqin, ofertë e cila është refuzuar nga Fenerbahce.
Në dy ditët e fundit, është skuadra e Rennes nga Ligue 1 1ë po ashtu ka shprehur interesim për 26 vjeçarin./Lajmi.net/






















