Kosovë
Mjeku Berisha: Tani është radha e testeve serologjike për të kuptuar nëse mund të hapen shkollat

Mjeku kosovar Visa Berisha, duke komentuar situatën e tanishme rreth pandemisë e koronavirusit, ka thënë se asgjë nuk ka marrë fund, vetëm se kemi ndërruar faqe.
Berisha shkruan se tani duhen bërë testet serologjike përmes të cilave tregohet numri i njerëzve të imunizuar ndaj virusit, moshën, gjininë, statusin shëndetësor e vendbanimin.
Ai thotë se vetëm kështu mund ta dimë se sa janë prekur fëmijët që të dihet se kur mund të hapen shkollat.
Postimi i mjekut Visa Berisha në Facebook:
Tash testet serologjike!!
Asgja ska marr fund vec sa kemi ndrru faqe.
Tash duhet me fillu me testet serologjike qe tregojne numrin e njerezve te imunizuar ndaj virusit, moshen, gjinen, statusin shendetesor, vendbanimin etj.
Pse? Sepse keshtu e dijme sa jane preke femijet, qe ta dijme kur m’i hap shkollat. Sa jane prekur moshat e shtyra ne menyre qe ta dijme se sa do ngarkohet sistemi shendetesor ne vjeshte. Sa eshte prekur administrata ne menyre qe ta dijme a do mbyllet prap apo mund ta presin vaksinen me qetesi.
Testet serologjike na tregojne sa kohe kemi per tu ba gati per valen e dyte…nese vjen.

















