Connect with us

Kosovë

Mjeku Berisha kërkon testime të tjera në lidhje me Koronavirusin derisa Qeveria planifikon lehtësim masash

Publikuar

Mjeku dhe ish këshilltari i zv.kryeministrit të parë Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka kërkuar testime serologjike gjatë kohës sa qeveria po planifikon të lehtësojë edhe më shumë masat luftuese kundër koronavirusit. 

Berisha ka qenë vazhdimisht kritik për testimet e pakta dhe ka bërë thirrje që të shtohej numri i testeve për koronavirus.

Ai ka deklaruar së fundi që duhet të bëheshin teste serologjike në mënyrë që të kuptohej se sa njerëz ishin imunizuar ndaj virusit, dhe po ashtu moshën, gjininë, statusin shëndetësor, vendbanimin etj.”

E gjithë kjo pasi që Kosova mund të përballet edhe me një valë të dytë ashtu si vendet e tjera, përcjell Periskopi.

Së fundi u raportua se Qeveria planifikonte që edhe nesër të lehtësonte më tej masat kundër pandemisë.

Statusi i plotë: 

Tash testet serologjike!!

Asgja ska marr fund vec sa kemi ndrru faqe.
Tash duhet me fillu me testet serologjike qe tregojne numrin e njerezve te imunizuar ndaj virusit, moshen, gjinen, statusin shendetesor, vendbanimin etj.

Pse? Sepse keshtu e dijme sa jane preke femijet, qe ta dijme kur m’i hap shkollat. Sa jane prekur moshat e shtyra ne menyre qe ta dijme se sa do ngarkohet sistemi shendetesor ne vjeshte. Sa eshte prekur administrata ne menyre qe ta dijme a do mbyllet prap apo mund ta presin vaksinen me qetesi.

Testet serologjike na tregojne sa kohe kemi per tu ba gati per valen e dyte…nese vjen.

NA NDIQ NË FACEBOOK