Connect with us

Kosovë

Ministria e Arben Vitisë paralajmëron masa ligjore ndaj Time Kadrijajt

Publikuar

më

Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë ka paralajmëruar masa ligjore ndaj deputetes së AAK’së, Time Kadrijajt, e cila publikoi diagnozën dhe identitetin e persona që janë liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve, duke thënë se ata ishin aktivistët të Vetëvendosjes dhe se MSH ka bërë shkelje ligjore.

Ministria në fjalë nuk ka përmendur nëse personat e apostrofuar janë të VV’së, duke e quajtur çnjerëzore veprimin e Kadrijajt.

Ja reagimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë reagon ashpër ndaj publikimeve të vendimeve të cilat shpalosin gjendjen shëndetësore dhe identitetin e personave të cilët janë kontrolluar sipas protokollit shëndetësor, të përcaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik se të gjitha vendimet e posaçme të nënshkruara nga ana e ministrit Arben Vitia janë rekomanduar nga profesionistët shëndetësorë, të fushave të ndryshme, të cilët e kanë përgatitur pasqyrën shëndetësore për secilin person që ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës pas hyrjes në fuqi të masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe rekomandimeve te Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Këto ekipe profesionistësh janë ekspertë të fushave dhe të pavarur në punën e tyre. Është e pandershme dhe sulm i ulët ndaj profesionistëve shëndetësor, që në këtë kohë pandemie janë në krye të detyrës dhe mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Mbi të gjitha, publikimi i këtyre të dhënave paraqet cenim të rëndë të privatësisë, si dhe është i ndëshkueshëm edhe më ligjet në fuqi. Është një veprim skandaloz dhe mbi të gjitha jo njerëzor.

Ministria e Shëndetësisë bashkë me personelin shëndetësor mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik, njëkohësisht edhe në mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve tanë nga stigmatizimi, siç përcaktohet edhe me ligjet në fuqi.

Njëkohësisht, njoftojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë, si institucion, do të ndërmerr çdo veprim në pajtim me ligjin ndaj personave që kanë cenuar rëndë privatësinë e qytetarëve të cilët janë kontrolluar nga profesionistët shëndetësor.

Privatësia e gjendjes shëndetësore është e drejtë e garantuar me ligj për secilin qytetarë në Republikën e Kosovës. Ndaj ju bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprime me dispozitat ligjore në fuqi.

 

Maqedoni10 minutes ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri40 minutes ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme2 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni3 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri3 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme4 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni6 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri6 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme7 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme8 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme8 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni8 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK