Connect with us

Lajme

Ministri Duraki uron komunitetin vllehë

Publikuar

me

Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve, Sadulla Duraku ka uruar komunitetin vllehë me rastin e Ditës së tyre Kombëtare.

“Në emrin tim personal, si edhe në emër të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit vllehë u shpreh urime me rastin e 23 – Majit, Ditës nacionale të vllehëve.
Republika e Maqedonisë së Veriut, është ndërtuar dhe vazhdon të funksionojë në frymën e unitetit, barazisë dhe respektit të ndërsjellë.
Urime 23 – Maji, Dita nacionale e Vllehëve!”, ka shkruar Duraki, në telegramin e urimit drejtuar këtij komuniteti. (INA)

MË TË LEXUARAT