Kosovë
Ministri Arben Vitia pas rastit të 26 vjeçarit: Po mendoj të jap dorehëqje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi në një konferencë për media se personalisht kishte menduar dorëheqjen nga pozita të cilën e mban në Qeverinë e Kosovës pas vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve.
“Sa i përket përgjegjësisë sime dhe sa kam menduar për dorëheqje, po. Si Arben Vitia qysh mbrëmë kur e kam marrë rastin kam menduar të dorëhiqem dhe në momentin që po flas si Arben Vitia jam duke menduar një gjë të tillë, mirëpo po flas tani si ministër i Shëndetësisë, i cili ka një përgjegjësi shumë dimensionale në këtë drejtim, njëra nga përgjegjësitë kryesore e imja do të jetë tani zbardhja e plotë e të gjitha rrethanave që kanë ndodhur me këtë rast”, deklaroi Vitia.


















