Sport
Milan: Asnjë rast pozitiv me Covid-19

‘Rosoneri’ ishin skuadra e radhës që u testuan për koronavirusin dhe rezultatet ishin ashtu siç të gjithë shpresonin.
Skuadra e Milan njofton përmes një komunikate zyrtare se asnjë lojtar apo anëtar i stafit, qoftë nga skuadra A qoftë nga skuadrat tjera, nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19, transmeton lajmi.net.
Official Statement: https://t.co/leB7hXO5qb
Nota Ufficiale: https://t.co/GFBI6FqZq0 pic.twitter.com/r2Alg4DJAe
— AC Milan (@acmilan) May 9, 2020
Skuadra do të vazhdojë programin për stërvitjet individuale në ‘Milanello’.
Në ditët në vazhdim do të kompletohen edhe shërbimet tjera mjekësore të kërkuara nga protokolli. /Lajmi.net/






















