Kosovë
Milaim Zeka kujton ditën kur ushtria franceze kishte bombarduar bazën e UÇK-së në Koshare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në Betejën e Koshares, Milaim Zeka, ka rrëfyer momentet e 21 majit të 1999-tës, kur ushtria franceze kishte bombarduar mbi bazën ushtarake në Koshare.
Në një postim në Facebook, Zeka ka thënë se atë ditë shumë ushtarë u vranë dhe shumë u plagosën, ndërsa disa i nxorën edhe të gjallë.
Postimi i plotë:
A po te kujtohet kjo date?
Artim Elmazi, nje ushtar i UÇK se, me pyeti per daten 21 Maj 1999?
Eshte data kur ushtria franceze, bombardoi bazen ushtarake ne Koshare. Shume ushtar te UÇK se u vrane, shume u plagosem. Mbas dy oreve, per fatin e madh, arritem me i nxjerre disa te gjalle.
Respekt per çdo ushtar dhe ushtare te lirise. Respekt per grupin e personelit mjekesor.
Respekt per gjithe komanden e brigades 138, “Agim Ramadani”!.

















