Connect with us

Lajme

Meta uron infermierët: Krenar për ju dhe përherë mirënjohës!

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar punën e infermierëve të cilët sot shënojnë ditën e tyre.

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë”.

“Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Krenar për ju dhe përherë mirënjohës! “, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova

NA NDIQ NË FACEBOOK