Lajme
Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar me një këngën italiane si homazh

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë që u bë ditë më parë.
Meta nëpërmjet një postimi në Facebook shembjen e kujtoi me një këngë italian si shenjë homazhi si dhe, njofton Klan Kosova
““Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit. Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.
“
Mes tjerash Meta ka shkruar se shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Evropë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e…
Publiée par Ilir Meta sur Lundi 25 mai 2020



















