Sport
“Messi ishte dukshëm më i mirë nën drejtimin e Guardiolas”

Guardiola, pas katër vitesh të suksesshme pati vendosur të largohet nga Barcelona në vitin 2012, duke vazhduar karrierën në Gjermani te Bayern Munich, dhe tani drejton Manchester Cityn në Premierligë.
Messi gjatë karrierës së tij, ka arritur suksese të mëdha, por sipas Ten Hag, argjentinasi ka qenë më ndryshe kur për trajneri ka pasur Pep Guardiolan.
“Messi ishte një nga liderët me trajner Guardiolën, por gjithashtu punoi shumë për ekipin. Në të dyja drejtimet, asokohe shkëlqeu”, ka deklaruar Hag, përcjell lajmi.net.
“Ai kurrë nuk ka qenë aq i mirë sa nën drejtimin e Pep. Barcelona nuk ka fituar shumë në aspektin evropian vitet e fundit”.
“Messi ende shkëlqen, por tani, herë pas here kalon në kufirin e poshtëm. Asnjëherë nuk ka luajtur si nën drejtimin e Guardiolës. Pep ka ide, guxon, është pionier dhe inovator i futbollit”./Lajmi.net/






















