Sport
Messi dhuron 500 mijë euro ndihma në Argjentinë

Ylli i Barcelonës ka dhuruar 500 mijë euro për fondacionin ‘Together for Health Argjentina’, transmeton lajmi.net.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘La Repubblica’, kurse lojtari nuk ka bërë ndonjë njoftim për këtë.
Paratë e dhuruar nga lojtari më i mirë në botën e futbollit do të përdoren për të siguruar pajisje shëndetësore për stafin mjekësor, në mënyrë që të luftohet sa më mirë pandemia.
Messi ndërkohë është kthyer në stërvitjet e Barcelonës, ku aktualisht ka mundësi të bëjë vetëm seanca individuale. /Lajmi.net/





















