Kosovë
Mesazhet zyrtare: Publikohet komunikimi mes institucioneve për rastin e 26 vjeçarit nga Gjilani

Sipas dokumentacionit ditë më parë babai i Agon Musliut, Naimi, kishte kërkuar nga Komuna e Gjilanit për të ndihmuar në kthimin e djalit të tij, Agonit nga Gjermania, pasi sipas Naimit, djali i tij vuante nga një sëmundje në mëlçi.
Këtë kërkesë Komuna e kishte adresuar në ambasadën e Kosovës në Gjermani, ku edhe në listë është shënuar se Agoni ishte i sëmurë dhe kishte vërtetim.





















