Kosovë
Memli Krasniqi: Është budallaki me mendu dikush që i fiton 52 për qind në Kosovë

Memli Krasniqi nga PDK’ja ka thënë se sondazhet e Vetëvendosjes se do t’i fitoj 52 përqind të votave janë të pavërteta.
Ai ka thënë se me këtë sistem zgjedhor asnjë parti nuk mund t’i ftoj 50 përqind të votave, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.
”Sistemi zgjedhor në Kosovë është i tillë”.
”Me i fitu një parti 50 përqind të votave duhet të ketë matematikë”.
”Ku vinë këto vota, nëse 230 mijë vota sa ka pas me duket Vetëtvendosja në zgjedhjet e fundit, në një trup elektoral po e llogarisim prej 800 mijë njerëzve duhet t’i ketë më shumë se 400 mijë vota”.
”Do të thotë duhet të shtohen 180 mijë vota, prej nga vinë ato? – nga qielli apo nga Kina dhe India, kujt ia merr 180 mijë vota Vetëvendosje?”, ka thënë ai në Rubikon./Periskopi/




















