Shëndetësi
Meksika regjistron numër rekord të vdekjeve nga Covid-19 për një ditë

Meksika të mërkurën regjistroi 424 vdekje nga Covid-19 – numri më i madh i viktimave që vendi ka regjistruar deri më tani në një ditë të vetme.
Raportohen gjithashtu 2,248 infeksione të reja.
Javën e kaluar, zyrtarët thanë se Meksika kishte arritur në “kulmin” e shpërthimit të saj pasi regjistroi rritjen e saj më të madhe njëditore në raste.
Tani ka 56.594 raste të konfirmuara, dhe 6,090 vdekje.
Numri rekord i vdekjeve ditore vjen kur vendi lehtëson masat e bllokimit dhe rihap ekonominë, veçanërisht fabrikat afër kufirit me Amerikën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.




















